“Ja pakti Veliaj-Rama”/ Shkarkimi i kryebashkiakut dhe zgjedhjet për bashkinë Tiranë, sqaron Këlliçi

“Ja pakti Veliaj-Rama”/ Shkarkimi i kryebashkiakut dhe zgjedhjet për bashkinë Tiranë, sqaron Këlliçi

Deputeti i PD, Belind Këlliçi foli sot në një emision televiziv për zgjedhjet që pritet të mbahen për kryebashkiakun e ri të Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burg që prej muajit shkurt të këtij viti. Belind Këlliçi: Në gjykimin tim është arritur një marrëveshje me Veliajn, që Veliaj të mos ankimojë dhe që të dalë në arrest shtëpie. Ky është deal politik midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në burime informale. Nuk e konfirmoj dot se nuk jam as gjyqtar as prokuror por ka një thashethemnaje që Erion Veliaj nuk do ta ankimojë në GJ Kushtetuese në këmbim të daljes në arrest shtëpie.