Bota ka nevojë për fshatarët

Bota ka nevojë për fshatarët

Fshatarët nuk janë aspak një relike të së kaluarës, por janë thelbësorë për ushqimin në botë. Ata duhet të mbështeten, jo të margjinalizohen. Nga: Maryam Aslany, përfituese e bursës Marie Kiri në Universitetin Ka-Foskari të Venecias dhe në Universitetin Jejl, si dhe bashkëpunëtore kërkimore në Universitetin e Oksfordit. Është autore e librit Kapitali i kontestuar [Contested Capital, 2020]. Libri i saj i ardhshëm Fshatarët [Peasants, 2026] përshkruan krizën e fshatit në aspekt globalPërkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com Në vitin 2007, Kombet e Bashkuara publikuan një raport mbi Gjendjen e Popullsisë Botërore, ku theksohej se jeta e njeriut në Tokë po kalonte në mënyrë të heshtur në një kthesë historike. Në vitin 2008, binte përqindja e njerëzve që jetonin në zonat rurale – për herë të parë në histori –...