Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO-Takimi qeveri Rama-mafia në Aruba/ Bushati: Krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit
Gazetari Andi Bushati i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka theksuar lidhjet e forta mes pushtetit dhe krimit në Shqipëri. Duke komentuar situatën aktuale, Bushati tha për moderatoren Armela Ferko, se nuk ka nevojë për gazetarë të huaj për të kuptuar këtë lidhje, pasi çdo shqiptar mund ta vërë re atë vetëm duke vëzhguar realitetin e përditshëm në Tiranë. ‘Besoj se çdo shqiptar e di, që nuk ka nevojë për një gazetar të huaj për të kuptuar se sa i lidhur është pushteti këtu me krimin. Boll të fërkojë njëherë sytë kur zgjohet në Tiranë dhe të shohë kullat që lartësohen në qendër të Tiranës, për të kuptuar se, krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit,’ deklaroi Bushati. Gazetari shpjegoi se...