Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Era thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në rrugën e Elbasanit
Kronikë E Premte, 26 Shtator 2025 20:24 Shi i dendur i shoqëruar nga një erë e fortë ra në Tiranë, duke shkaktuar dhe dëme të vogla materiale. Një rast i tillë ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, ku një degë peme e madhe është thyer për shkak të erës së fortë dhe ka rënë në rrugë. Për pasojë, është bllokuar qarkullimi në një pjesë të rrugës, ku dega e pemës ka rënë shumë pranë një makine, duke rrezikuar shëndetin e shoferit.