Dronë nga Serbia mbi Kosovë? Analisti Hoxha: KFOR nuk ka mohuar ekzistencën e tyre! Nuk e kemi luksin për marrëdhënie të ngrira me SHBA-në

Dronë nga Serbia mbi Kosovë? Analisti Hoxha: KFOR nuk ka mohuar ekzistencën e tyre! Nuk e kemi luksin për marrëdhënie të ngrira me SHBA-në

Autoritetet në Kosovë deklaruan sot se hapësira ajrore e vendit është shkelur nga dronë të dyshuar të futur nga Serbia. Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, tha këtë premte për mediat se misioni paqeruajtës i NATO-s është vënë në dijeni për këto shkelje. Ndërkohë Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR,  bëri me dije se nuk ka vërejtur ndonjë hyrje të dronëve nga jashtë në hapësirën ajrore të Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë e gjithë vendit. Analisti Ylli Hoxha komentoi në një lidhje direkte për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me gazetaren Melisa Mehmetaj zhvillimet e fundit. Ai foli për tensionet aktuale si dhe për ngërçin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, është jetike që institucionet...