Aksident i rëndë në aksin Poliçan-Berat, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Poliçan-Berat, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Poliçan-Berat, në afërsi të “Urës së Vodicës”, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije se një makinë ka dalë nga rruga dfhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit 34-vjeçari E.B, ndërsa janë plagosur 36-vjeçari A.E dhe 37-vjeçari K.G të cilët janë trasportuar për ndihmë mjekësore në spital. Njoftimi: Rreth orës 18:00, në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që...