Ministrja ekuadoriane përmendi mafien shqiptare gjatë fjalimit në OKB? Reagon MEPJ: Keqinformim i mediave, sajesë

Ministrja ekuadoriane përmendi mafien shqiptare gjatë fjalimit në OKB? Reagon MEPJ: Keqinformim i mediave, sajesë

Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në një deklaratë publike, ka përgënjeshtruar disa lajme që kanë qarkulluar sot, në lidhje me një deklaratë të bërë në OKB nga ministrja e Jashtme e Ekuadorit. Sipas ministrisë sonë, është keqinformuar në disa media në lidhje me fjalën e Gabriela Sommerfeld, ku është pretenduar se ajo ka përmendur si problem mafien shqiptare. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur keqinformimin e disa mediave online gjatë ditës së sotme, mbi faktin plotësisht të pavërtetë të përmendjes së Shqipërisë apo shqiptarëve, në fjalën kombëtare të Ekuadorit, nga Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky është një fakt tërësisht i sajuar, pa asnjë vërtetësi, pasi as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk përmenden në...