Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Elbasanit

Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Elbasanit

Një stuhi e papritur me shi dhe erëra ka goditur Tiranën mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar dëme të vogla dhe ndërprerje të qarkullimit rrugor. Incidenti është regjistruar në Rrugën e Elbasanit, ku një degë e madhe peme është thyer si pasojë e erës së fortë dhe ka rënë në mes të rrugës. Nga pamjet e publikuara shihet se dega e pemës ka rënë shumë pranë një makine, duke rrezikuar shëndetin e shoferit por fatmirësisht pa dëme. Ngjarja ka sjellë bllokim të pjesshëm të trafikut, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve.