Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident, një i vdekur dhe dy të plagosur
Kronikë E Premte, 26 Shtator 2025 19:44 Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës. Shtetasi E.B, 34-vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A.E, 36-vjeç, dhe K.G, 37-vjeç, të cilët janë transportuar në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.