Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
MEPJ përgënjeshtron lajmet: Ekuadori nuk ka shpallur “mafien shqiptare” si organizatë terroriste
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar ndaj disa raportimeve mediatike që pretendojnë se Ekuadori ka shpallur “mafien shqiptare” si organizatë terroriste. Në një deklaratë zyrtare, MEPJ thekson se këto pretendime nuk janë të vërteta, duke sqaruar se në fjalimin e ministrja e Jashtme e Ekuadorit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ka asnjë përmendje të shqiptarëve apo të ndonjë grupi me lidhje me Shqipërinë. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur keqinformimin e disa mediave online gjatë ditës së sotme, mbi faktin plotësisht të pavërtetë të përmendjes së Shqipërisë apo shqiptarëve, në fjalën kombëtare të Ekuadorit, nga Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky është një fakt tërësisht i sajuar, pa asnjë vërtetësi,...