I  biri humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit: Të përcaktohet shkaku i vdekjes

I biri humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit: Të përcaktohet shkaku i vdekjes

Gjykata e Larisës ka miratuar kërkesën për zhvarrosjen e trupit të Denis Ruçi, djali i grevistit të urisë Pano Ruçi, në kuadër të një hetimi paraprak për kryerjen e analizave të ADN-së dhe toksikologjike. Vendimi vjen pas presionit të familjarëve të viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të afërmve të tyre. Në mënyrë të veçantë, Prokuroria miratoi kërkesën për zhvarrosje, të paraqitur nga Pano Ruçi, ndërkohë që do të shqyrtohen edhe kërkesa të tjera nga të afërm të viktimave të aksidentit hekurudhor në Tempi, që synojnë gjithashtu zhvarrosjen e trupave të të dashurve të tyre. Hetimi paraprak synon të mundësojë kryerjen e një ekzaminimi ADN-je mbi trupin e Denis Ruçit, djalit i Pano Ruçit....