Makina del nga rruga në Poliçan-Berat, humb jetën shoferi 34-vjeçar, plagosen dy të rinjtë pasagjerë

Makina del nga rruga në Poliçan-Berat, humb jetën shoferi 34-vjeçar, plagosen dy të rinjtë pasagjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Poliçan-Berat”, me pasojë një viktimë dhe dy të plagosur. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, ku shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.