Era e fortë thyen degën e pemës në Tiranë, bllokohet pjesërisht qarkullimi në Rrugën e Elbasanit

Era e fortë thyen degën e pemës në Tiranë, bllokohet pjesërisht qarkullimi në Rrugën e Elbasanit

Një shi i dendur dhe i shoqëruar nga një erë e fortë ra pak minuta më parë në Tiranë, duke shkaktuar dhe dëme të vogla materiale. Një rast i tillë ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, ku një degë peme e madhe është thyer për shkak të erës së fortë dhe ka rënë në rrugë. Për pasojë, është bllokuar qarkullimi në një pjesë të rrugës, ndërsa nga pamjet e publikuara shihet se dega e pemës ka rënë shumë pranë një makine, duke rrezikuar shëndetin e shoferit.