Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dyshohet si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit, arrestohet në Itali Saimir Kolaveri
Autoritetet italiane kanë arrestuar Saimir Kolaverin, i cili dyshohet se ka qenë ndërmjetës në organizimin e vrasjes së Klevis Lleshit, një krim që dyshohet të jetë kryer për motive gjakmarrjeje. Sipas hetimeve, Kolaveri ka luajtur rolin e lidhjes mes dy personave kyç të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale: Aurel Hoxha, i dyshuar si porositësi i vrasjes, dhe Sahab Nuzi, i identifikuar si ekzekutori i dyshuar. Burime nga organet e drejtësisë bëjnë me dije se vrasja dyshohet të jetë kryer me pagesë, në shumën prej 50 mijë euro. Hetuesit dyshojnë se Aurel Hoxha ka dhënë urdhrin për vrasjen, për shkak të një konflikti të mëparshëm dhe motive të lidhura me gjakmarrjen. Sahab Nuzi ka marrë përsipër ekzekutimin e krimit kundrejt pagesës, ndërsa Saimir Kolaveri...