“O vllau jem bre…”! Moment kur Gjesti mbërrin në vendin e aksidentit

“O vllau jem bre…”! Moment kur Gjesti mbërrin në vendin e aksidentit

 Një aksident tragjik rrugor i ndodhur pasditen e së hënës në Pejë ka marrë jetën e Eldion Kelmendit, vëllait të këngëtarit dhe fituesit të “Big Brother”, Gjesti. Sipas raportimeve, Eldioni po udhëtonte me një motor katërgomësh bashkë me një mik të tij, kur u përplasën me një automjet. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa miku i tij ndodhet në gjendje kritike në spital. Pamje të publikuara nga mediat në Kosovë tregojnë momentin e rëndë kur këngëtari Gjesti mbërrin në vendin e aksidentit, i tronditur dhe i shkatërruar nga dhimbja. “Oh, vëllau jem…”, dëgjohet të thotë mes lotësh, teksa familjarë dhe miq përpiqen ta mbajnë pranë në këtë moment të vështirë. Ngjarja ka prekur opinionin publik dhe ka sjellë një valë ngushëllimesh për familjen Kelmendi.