Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Autoritetet raportuan praninë e dronëve serb në veri, reagon KFOR: Nuk kemi identifikuar shkelje që cenojnë sigurinë
Forcat e KFOR në Kosovë KOSOVË- KFOR-i e tha këtë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë të premten, pas pretendimeve nga autoritetet kosovare se hapësira ajrore e Kosovës është shkelur nga dronë që dyshojnë se janë futur nga fqinji verior, Serbia, kohët e fundit. Të premten në mëngjes, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha për media se “kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet”. Hapësira e ulët ajrore e Kosovës menaxhohet nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, por hapësira e lartë – ajo...