Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Durrës/Kryebashkiakja Sako pranon dorëheqjet e 5 administratorëve, emëron pasuesit në katër njësi
Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka pranuar zyrtarisht dorëheqjet e pesë administratorëve të njësive administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Ishëm dhe Rrashbull. Këto dorëheqje ishin dhënë që në muajin korrik, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, por Sako i kishte mbajtur në detyrë deri tani. Top Channel raporton se janë larguar nga detyra Kadri Gjyla në Ishëm, Edlir Cerri në Sukth, Eltion Preni në Katund të Ri, Albert Bukaçi në Rrashbull dhe Muharrem Sula në Manëz. Ndërkohë, janë emëruar tashmë administratorët e rinj në katër prej pesë njësive. Sipas informacioneve, Emirian Bafti është caktuar në krye të njësisë administrative të Ishmit, Redi Shehu në Manëz, Fiqiri Dema në Rrashbull dhe Arbër Xheka në Katund të Ri. Ende nuk është zyrtarizuar emri i ri...