Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ky është shteti më i sigurt në botë, i treti më i lumtur dhe një pagë mesatare 4500 euro
Islanda nuk njihet vetëm për natyrën e saj mbresëlënëse me akullnaja, ujëra termale dhe aurora boreale, por edhe për cilësinë e jetës që u ofron qytetarëve të saj. Së fundmi, vendi është shpallur si më i sigurti në botë dhe renditet i treti në listën e kombeve më të lumtura, duke e kthyer në një prej destinacioneve më të dëshiruar për të jetuar në Europë. Një nga faktorët që e bën edhe më tërheqëse është fuqia e tij ekonomike. Paga mesatare në Islandë arrin rreth 4.500 euro, shoqëruar me një ekonomi të qëndrueshme dhe një sistem shëndetësor cilësor. Këto elementë sigurojnë një nivel të lartë mirëqenieje për qytetarët. Edhe në renditjet globale për vendet më tërheqëse për emigracion, Europa dominoi me emra si Zvicra, Luksemburgu,...