Një qeli 9 metra katrorë, tualet dhe 23 orë në ditë i mbyllur, ja burgu ku pritet të vuajë dënimin ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

Një qeli 9 metra katrorë, tualet dhe 23 orë në ditë i mbyllur, ja burgu ku pritet të vuajë dënimin ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

Mediat franceze raportojnë se Nicolas Sarkozy pritet të dërgohet në një burg në Paris, i cili ndodhet në rajonin e 14-të të kryeqytetit francez. Ish-presidenti francez, i cili u dënua të enjten me pesë vjet burg për formimin e një grupi afere në rastin e financimit të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga regjimi i Gadafit, do të mësojë datën e fillimit të burgosjes së tij më 13 tetor. Nëse informacioni i mediave për burgosjen e tij në një burg të Parisit konfirmohet, atëherë ai ka shumë të ngjarë të ketë një qeli prej 9 metrash katrorë që, si të gjitha qelitë e tjera, do të ketë një tualet, frigorifer dhe televizor dhe ai do të mbetet i mbyllur në të njëzet e...