Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksidenti I rëndë në Pejë/ Dalin pamjet ku humbi jetën vëllai i Gjestit
Eldion Kelmendi, vëllai i fituesit të Big Brother Albania, Gjestit, ka ndërruar jetë ditën e sotme në një aksident. Vëllai i Gjestit po udhëtonte me motor katër-rrotësh kur është përplasur me një veturë. Raportohet se po ashtu, një person tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. “Një aksidendt i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatsishtë afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi. Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në spitalin e Pejës. Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe”, njofton fshati Treboviq i Pejës në rrjetet sociale.