Alarm për transportin ajror në Europë: Rrezik për shkak të dronëve dhe ndërhyrjeve elektronike

Alarm për transportin ajror në Europë: Rrezik për shkak të dronëve dhe ndërhyrjeve elektronike

Disa kryeqytete europiane dhe strukturat e inteligjencës janë gjithnjë e më të shqetësuara për sigurinë e transportit ajror civil. Arsyeja kryesore lidhet me një kombinim faktorësh që po intensifikohen muajt e fundit, siç janë prania në rritje e dronëve pranë aeroporteve europiane, interferencat e qëllimshme mbi sistemet e navigimit  dhe manovrat e përsëritura të avionëve luftarakë rusë mbi hapësirën ajrore të BE-së dhe NATO-s, raporton La Repubblica. Edhe pse avionët civilë nuk konsiderohen objektiva ushtarakë, ekspertët paralajmërojnë se rreziku për incidente të paparashikuara po shtohet. Në të kaluarën, gjatë krizave gjeopolitike, janë regjistruar raste të ngjashme, si në Azi, ashtu edhe në Europë. Pyetja që po shtrohet sot në tryezat e mbyllura të NATO-s dhe qeverive europiane është e qartë “Si duhet të reagojmë dhe si...