Rrëfimi i Bekim Fehmiut pas xhirimeve të serialit të famshëm televiziv “Odisea” (1968)

Rrëfimi i Bekim Fehmiut pas xhirimeve të serialit të famshëm televiziv “Odisea” (1968)

Bekim Fehmiu “Radiocorriere” ka botuar, më 23 mars të 1968, në faqet n°32-33, një shkrim të gazetarit Antonio Lubrano në lidhje me bisedën e tij me Bekim Fehmiun pas mbarimit të xhirimeve të serialit televiziv “Odisea”, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar: Nga Antonio Lubrano Takime pa kamera Bekim Fehmiu, aktori i ri që luajti heroin homerik, vjen nga teatri dhe kinemaja. “Odisea” do të ketë fytyrën e tij në të gjithë botën. Romë, mars. Në këtë orë, Bekim Fehmiu, Uliksi i televizionit, tashmë po qarkullon nëpër rrugët e Prizrenit pa mjekër. Në fund të shkurtit, puna e Odisea-s përfundoi në Romë, aktori, para se të nisej, bëri dy telefonata. Njërën me Branka Petriç, të dashurën në Beograd dhe tjetrën me...