PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

PD kërkon një mocion me debat në parlament për prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike. Pas dështimit të debatit parlamentar për programin qeverisës më 18 shtator, PD në letrën e drejtuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi thotë se është i nevojshëm për të bërë një bilanc të punës së bërë deri më tani nga qeveria si dhe për programin për katër vitet e ardhshme. Për PD, është e rëndësishme që të ketë debat mbi çështjet ekonomike dhe llogaridhënien e qeverisë, e cila sipas demokratëve i shërben integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas shkresës së bërë publike, theksohet se: “Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj europian...