Dosja/ Zbardhen mesazhet mes Erion Isait dhe administratores për tenderin e ujësjellësit: Sa më shpejt, duhet t’i vulos!

Dosja/ Zbardhen mesazhet mes Erion Isait dhe administratores për tenderin e ujësjellësit: Sa më shpejt, duhet t’i vulos!

SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Në qendër të hetimeve janë ndërtimi i rrugës Korçë–Ersekë, ujësjellësi i Ersekës dhe disa fshatrave përreth, si dhe disa prokurime për supervizim dhe mbikëqyrje punimesh. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, SPAK ka zbardhur bisedat e sekuestruara nga celulari i Entela Çanos, administratore e kompanisë “A&E Engineering”, e cila është shpallur fituese në tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit, faza e dytë nga burimet e Kozelit, me një vlerë mbi 3.8 milionë lekë pa TVSH.Lexo edhe :Related Posts Nga komunikimet në aplikacionin WhatsApp mes Isait dhe Çanos, vihet re një marrëdhënie e afërt mes tyre. Isai e orientonte...