Aksident tragjik në Pejë: Humb jetën vëllai i Gjestit!

Aksident tragjik në Pejë: Humb jetën vëllai i Gjestit!

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Qungur të Pejës, ku përplasja mes një veture dhe një katërçiklete ka përfunduar me humbje jete. Ngjarja u raportua rreth orës 14:00, kur Policia e Kosovës u njoftua për një përplasje në rrugën lokale në afërsi të zonës së Bllagajës. Sipas autoriteteve, në aksident u përfshinë një veturë dhe një mjet katërçikletë me dy persona në të. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes mbërritën njësitet policore dhe autoambulanca. Mjeku që intervenoi në vendngjarje konstatoi vdekjen e njërit prej personave, i cili ndodhej në katërçikletë. Viktima, ashtu sikuse bëjnë me dije disa media të Kosovës, dyshohet të jetë vëllai i personazhit të njohur Gjestit, por identiteti i plotë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Personi tjetër...