Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shpërndanin lëndë narkotike në Korçë, në pranga dy persona
Dy persona janë arrestuar këtë të premte nga policia e Korçës. Ata u kapën në flagrance me kanabis në automjet. Sipas njoftimit zyrtar, sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe automjeti që përdornin këta shtetas për këtë veprimtari kriminale. NJOFTIMI: Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kapën në flagrancë 2 shtetas, ndërkohë që qarkullonin me automjet, me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis, të ndarë në doza. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E. P. dhe S. M., si dhe gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi...