Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prona, hotele dhe automjete/ Sekuestrohen pasuritë e ‘kamerierit’ dhe familjarëve të tij
Forca të shumta policie janë angazhuar sot një operacion të gjerë në juglindje, që ka në fokus goditjen e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë bën me dije se janë sekuestruar prona, hotele, dhe automjete të shtetasit Edri Buliçka dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi E.B. deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv. Po ashtu nëna e tij, Edlira Buliçka, ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021...