“Berisha nuk ka treguar hap konkret”/ Tirana në zgjedhje, analisti: PD në amulli të plotë

“Berisha nuk ka treguar hap konkret”/ Tirana në zgjedhje, analisti: PD në amulli të plotë

Analisti Skënder Minxhozi thotë se PD ndodhet në amulli të plotë, teksa ende nuk ka një kandidat për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë, Minxhozi u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka treguar hap konkret për të bashkuar opozitën në lidhje me garën për kryeqytetin. Minxhozi shtoi se në çdo vend demokratik, opozita duhet të jetë e gatshme për zgjedhje, në çdo kohë. “PD është në amulli të plotë. Është paradoksale të kemi një opozitë që nuk do zgjedhje. Është e vetmja rrugë si se ajo mund të rrëzojë qeverinë dhe të marrë pushtetin. Kemi opozitë që nuk do zgjedhje dhe qeveri që nuk i thotë jo zgjedhjeve. Palët duhet të jenë të gatshëm të votohen nga publiku shqiptar. Mënjanimi nga opozita...