Mafia shqiptare përmendet në OKB, ministrja: Janë organizata terroriste

Mafia shqiptare përmendet në OKB, ministrja: Janë organizata terroriste

Bota E Premte, 26 Shtator 2025 14:51 Kartelet shqiptare në Amerikën Latine kanë marrë vëmendjen në OKB. Ministrja e Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld foli për kartelet shqiptare bashkë me ato meksikane. Sommerfeld bëri thirrje për reformë të sistemit shumëpalësh për të adresuar sfidat reale me të cilat përballen vendet në zhvillim. ”Këto organizata shkaktojnë pasoja ekonomike, politike dhe sociale të ngjashme me ato të konflikteve të armatosura ndërkombëtare. Nuk po flasim për bandat lokale, por përkundrazi për rrjetet dhe zinxhirët logjistikë ndërkombëtarë që lëvizin mijëra ton drogë, shfrytëzojnë minierat ilegale, trafikojnë armë, njerëz dhe madje edhe organe njerëzore”. Ministrja tha se vendi ka bërë përpjekje dhe burime të jashtëzakonshme për të mbrojtur sigurinë dhe për t’i vënë qytetarët në vend të parë,...