Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nga “kamarier” në milioner: Sekuestrohen pasuritë e Edri Bulickës, dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës në Itali e Spanjë
Aksioni i ndërmarrë ditën e sotme në Pogradec është finalizuar me sekuestrimet e pronave të Edri Bulickës. Mësohet se këto prona si hotel, makina, sipërfaqe toke dhe apartamente kanë burim të ardhurash nga trafiku i drogës në Itali dhe Spanjë. Hotel, prona e automjete të pretenduara se ishin siguruar nga paga si ‘kamarier’, Prokuroria Korçë sekuestron pasuritë e shtetasit E.B i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe familjarëve të tij Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi pasuritë e shtetasit E.B. dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal. Pas një hetimi të thelluar disavjeçar mbi procedimin penal nr.208, të vitit 2022, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale...