“Po falimentoja”, mashtroi qytetarët për biletat, ja çfarë dëshmoi pronari i agjencisë “SunnyTravel”

“Po falimentoja”, mashtroi qytetarët për biletat, ja çfarë dëshmoi pronari i agjencisë “SunnyTravel”

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni “Rezervimi”. Ditën e djeshme policia e Tiranës arrestoi 64-vjeçarin Ardi Gjuzi, sepse agjencia turistike që administronte kishte mashtruar qytetarët, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet. A2 CNN mëson se agjencia turistike e përfshirë në këtë skemë mashtrimi është “SunnyTravel”. Burime policore bëjnë me dije për A2 CNN se 64-vjeçari kryente vetëm pagesat e udhëtimit ndërsa pagesat e rezervimit të hoteleve nuk i kryente duke mashtruar qytetarët. Në një rast një familje që kishte udhëtuar drejt Francës kanë kuptuar që hoteli nuk ishte rezervuar edhe pse e kishin bërë pagesën në agjencinë turistike. Kanë qenë rreth 20 qytetarë që kanë rënë...