Starmer konfirmon planet: Pa ID digjitale nuk punon më njeri në Mbretërinë e Bashkuar

Starmer konfirmon planet: Pa ID digjitale nuk punon më njeri në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri britanik Keir Starmer ka konfirmuar këtë të premte se ID-ja digjitale do të jetë e detyrueshme për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e planeve më të gjera të qeverisë për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Duke prezantuar skemën, Starmer tha: “Ta themi troç: Nuk do të mund të punoni në Mbretërinë e Bashkuar nëse nuk keni ID digjitale. Është kaq e thjeshtë.” Kryeministri gjithashtu deklaroi se ka qenë “shumë e lehtë” për njerëzit të “zhduken në ekonominë informale dhe të qëndrojnë këtu ilegalisht” Britania ka qenë “e dobët” përsa i përket çështjes së emigracionit të paligjshëm. Problemet e vendit nuk do të zgjidhen “nëse nuk i marrim në dorë shkaqet themelore” Larg nga skema për ID digjitale, Starmer gjithashtu u tha liderëve...