Ishin shpallur në kërkim për krime të ndryshme, arrestohen 4 persona në Tiranë

Ishin shpallur në kërkim për krime të ndryshme, arrestohen 4 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Catch 4”, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Si rezultat, janë kapur dhe vënë në pranga 4 persona të dënuar me burgim nga gjykatat e vendit. Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe komisariatet e policisë të Tiranës dhe Krujës. Të arrestuarit janë: Xh. H., i shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Y. S., 50 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj e 1 javë burgim, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”....