Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pogradec, forca të shumta policie në terren, sekuestrohen pasuri të dyshuara nga krimi i organizuar
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku forca të shumta të Policisë së Shtetit ndodhen në terren, në kuadër të një aksioni për sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal. Burime për Syri TV bëjnë me dije se deri tani janë sekuestruar disa pasuri të paluajtshme, ndërsa operacioni është ende në zhvillim. Ende nuk është bërë publik identiteti i subjektit apo personit ndaj të cilit po ekzekutohet masa e sekuestrimit, ashtu si nuk ka ende informacion mbi natyrën dhe vlerën e pronave. Ky aksion zhvillohet në kuadër të zbatimit të ligjit “Antimafia” dhe përpjekjeve të vazhdueshme të strukturave ligjzbatuese për goditjen e pasurive të ngritura mbi veprimtari kriminale.