Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gara për bashkinë e Tiranës, Berisha ngarkon grupin që do të negociojë me partitë e tjera
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk e kanë një emër për kandidatin që do garojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë. Kryedemokrati theksoi se janë 3 përfaqësues, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti që do të negociojnë me partitë e tjera opozitare për emrin/at e kandidatëve. Berisha theksoi se vetë nuk është i gatshëm të pronocohet për të treguar se kush është kandidati i tij i preferuar. “Belind Këlliçi, Flamur Noka, Ilir Alimehmeti do të jenë përfaqësuesit tanë, do të negociojnë me partitë e tjera. A më shkon mua që nga njëra anë ti ngarkoj e tu them partive opozitare qe do negocioj e të them emra, Sot do të mblidhen, punën e kanë filluar që dje. Këta 3...