Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Do t’i vras të gjithë djemtë e familjes”/ Njëra u zbulua sot, si përplasja mes dy shokëve në Angli solli 5 vrasje të bujshme
SPAK zbardhi sot vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit. Në pranga janë vënë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, ndërsa në kërkim u shpallën porositësi Aurel Hoxha, dhe Sajmir Kolaveri. Por si nisi saga e hakmarrjes mes dy familjeve nga Burreli, Lleshi dhe Hoxha. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se Arben Lleshi dhe Agim Hoxha, dikur shokë, ishin nga e njëjta zonë në Burrel dhe janë marrë me veprimtari droge në Angli. Agimi ishte i pari në fushën e narkotikëve dhe mori Arbenin. Kur ky e xhelozi se pse shoku punonte më shumë, e vrau, e futi në një makinë dhe e dogji. Pas ngjarjes, Arbeni u tha të afërmve që “nuk e...