Salianji për herë të fundit para Shërbimit të Provës: Mbaroi një dënim i padrejtë, tani betejë për një shoqëri me rregulla

Salianji për herë të fundit para Shërbimit të Provës: Mbaroi një dënim i padrejtë, tani betejë për një shoqëri me rregulla

Ish deputeti i PD Ervin Salianji, ka zbatuar vendimin e GJKKO për t’u paraqitur për herë të fundit këtë të premte në zbatim të masës së shërbimit të provës. Në një deklaratë për mediat ai tha se beteja e tij me drejtësinë do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese, e nëse ajo rezulton e kapur nga kryeministri, etapa e radhës do të jetë Strasburgu. “Mbaroi një periudhë kufizimi dhe një dënim i padrejtë. Pasoja që solli denoncimi im ishte pozitive për shoqërinë, sepse një trafikant përfundoi në burg. Dënimi im nuk ishte për vepra që dëmtojnë shoqërinë – unë nuk kam vjedhur, nuk kam vrarë, nuk kam ushtruar dhunë dhe nuk kam bërë korrupsion. Përkundrazi, kam denoncuar me forcë korrupsionin, vjedhjet, vrasjet dhe trafikantët. Ky dënim...