Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO+EMRI – Arrestohet 53- vjeçari në Vau Dejës, policia parandalon një vrasje të mundshme…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kosmaç, një 53-vjeçar kishte dhunuar fizikisht një shtetas dhe e kishte ndjekur me mjet prerës në dorë, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale, është kapur dhe arrestuar shtetasi: Ardian Garubi, 53 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës. Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta. Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi Ardian Garubi, 53 vjeçi ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka...