BERZH mban në 3.5% parashikimin për rritjen e Shqipërisë, rreziqet e ekonomisë

BERZH mban në 3.5% parashikimin për rritjen e Shqipërisë, rreziqet e ekonomisë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, në nivelin 3.5% për vitin 2025 dhe 2026, sipas raportit më të fundit të BERZH-it për Perspektivat Ekonomike Rajonale (shtator 2025).Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% me bazë vjetore, e nxitur kryesisht nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimit, ndërsa industria dhe bujqësia shënuan një ngadalësim të lehtë.Nga ana e shpenzimeve, rritja është mbështetur nga konsumi qeveritar dhe eksportet e mallrave e shërbimeve. Njëkohësisht, deficiti i llogarisë korrente u ngushtua me mbi 40% në krahasim me një vit më parë, ndërsa inflacioni mbeti në nivele të ulëta, vetëm 2.3% në gusht. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit në 2.5%...