“Sa më shpejt shoqeee”, mesazhet mes Erion Isait dhe fitueses së tenderit Entela Çano: Please zjarr… / Hetimet

“Sa më shpejt shoqeee”, mesazhet mes Erion Isait dhe fitueses së tenderit Entela Çano: Please zjarr… / Hetimet

Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar prova të reja që hedhin dritë mbi dyshimet për ndërhyrje të paligjshme në një procedurë prokurimi publik në Bashkinë Kolonjë. Nga aktet e administruara dhe veçanërisht nga këqyrja e një ekspertimi telefonik, rezultojnë biseda komprometuese midis zyrtarëve vendorë dhe përfaqësuesve të kompanisë fituese. Në fashikujt e dosjes së SPAK janë pasqyruar edhe bisedat e zhvillua në aplikacionin “WhatsApp”, përmes kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai dhe Entela Çanos,  administratores së shoqërisë  “A&E Engineering” sh.p.k., fituese e tenderit me objekt: “Mbikëqyrje punimesh për ndërtimin e ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave – Faza e dytë nga burimet e Kozelit” (REF-74151-10-06-2020). Në datën 1 korrik të vitit 2020, Isai i sugjeron Çanos që të bëjë reduktime parametrash, një llogaritje paraprake financiare dhe dorëzimin...