Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e vajzës keniane, çështja drejt mbylljes! Policia nuk sekuestroi provat në kohë. Nëna : E di kush është vrasësi
Edhe pse kanë kaluar 3 vite nga ngjarja e rëndë ku 22-vjeçarja keniane u dhunua barbarisht dhe e hodhën nga kati i tretë i hostelit, ende ngjarja nuk është zbardhur. Joy Ayoko punonte në një kazino në Tiranë dhe gushtin e vitit 2022 ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Pas 6 muajsh në koma ajo ndërroi jetë në Kenia. Sa i përket hetimeve të ngjarjes prokuroria e Tiranës po shkon drejt pezullimit për shkak se nuk ka prova për të vërtetuar se cili është autori. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se policia nuk ka kryer siç duhet këqyerjen e vendit të ngjarjes dhe nuk ka mbledhur provat e mjaftueshme, po ashtu është prishur edhe vendi i ngjarjes. Po ashtu prej dy vitesh autoritetet keniane...