Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentativë vrasje në Vaun e Dejës/ 53-vjeçari dhunon dhe ndjek me thikë në dorë të riun, arrestohet nga policia (VIDEO)
Një 53-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës. Një 28-vjeçar ka kallëzuar në polici ditën e djeshme, se 53-vjeçari e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kosmaç, një 53-vjeçar kishte dhunuar fizikisht një shtetas dhe e kishte ndjekur me mjet prerës në dorë, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale, është kapur dhe arrestuar shtetasi: A. G., 53 vjeç, banues në fshatinKosmaç, Vau i Dejës Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për...