Kim Kardashian thyen rregullin personal: bën një tatuazh të fshehur në buzë

Kim Kardashian thyen rregullin personal: bën një tatuazh të fshehur në buzë

Kim Kardashian, e njohur për deklaratën ikonike “nuk vendoset një ngjitës mbi një Bentley”, ka thyer më në fund rregullin e saj të gjatë kundër tatuazheve. Gjatë një interviste në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, sipërmarrësja 44-vjeçare konfirmoi thashethemet për tatuazhin, duke e zbuluar me humor dhe sinqeritet. Ajo tregoi një tatuazh të vogël me simbolin e pafundësisë të vendosur në pjesën e brendshme të buzës së poshtme – një vend mjaft diskret. Sipas Kim-it, tatuazhi është bërë në vitin 2021 për të festuar momentin kur debutoi si moderatore në “Saturday Night Live”, një hap i rëndësishëm në karrierën e saj televizive. “E bëra brenda gojës që askush të mos e shihte dhe e bëra bashkë me shoqet e mia,” u shpreh ajo,...