Rama takim me Peleshin dhe krerët e Komisioneve Parlamentare, çfarë u diskutua

Rama takim me Peleshin dhe krerët e Komisioneve Parlamentare, çfarë u diskutua

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim  me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin si dhe krerët e Komisioneve Parlamentare. Takimi është zhvilluar në ‘Vila 30’, në orën 09:00, dhe ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta. Burime për mediat bëjnë me dije se fokusi i kësaj mbledhje ka qenë nisja e punës së komisioneve javën e ardhshme. Në mbledhje ka qenë të pranishëm Peleshi, Balla dhe ministri Gogu. Në seancën e kaluar, Kuvendi miratoi projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Nga 11 komisione, mazhoranca do drejtojë 7 prej tyre dhe 4 të tjerët i janë lënë opozitës. Aty ku kryetarët janë të PS, nënkryetarët do të jenë nga PD dhe anasjelltas. Lista e 11 komisioneve të përhershme...