Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës: Beteja me drejtësinë sapo ka filluar…do ta çoj deri në Strasburg!
ervin salianji TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është paraqitur për herë të fundit tek shërbimi i provës, masë e cila iu dha si kush për lirimin e tij nga qelia më 8 korrik. Salianji është ndalur në një prononcim për mediat, ku ka deklaruar se brenda pak ditësh do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Më tej, ai ka theksuar se nëse çështja nuk do të trajtohet me drejtësit, pra me ndërhyje të Ramës, do ta depozitojë në Strasburg. “Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar. Histori që nisi shumë vite përpara dhe nga dita në ditë të gjithë denoncimet që kam bërë në emër të PD dhe dhe të gjitha denoncimet nga PD, po faktohen...