Bordin: Me Dinamon ndeshje e vështirë, duam tri pikë, tifozët bardheblu kanë të drejtë

Bordin: Me Dinamon ndeshje e vështirë, duam tri pikë, tifozët bardheblu kanë të drejtë

Situata kritike e Tiranës dhe përballja delikate nesër në orën 16:00 në “Selman Stërmasi” me Dinamon për javën e pestë Abissnet Superiore. Para takimit, këtë paradite, foli trajneri i bardhebluve, Roberto Bordin. Bordin: Situata jo e mirë te Tirana…ka diçka që nuk shkon, vjen derbi? Derbi ka rendësi të madhe. Sigurisht për pjesën e futbollistëve shqiptarë që e ndjejë më shumë. Kemi punuar shumë mirë, sot kemi dhe seancën e fundit. Është ndeshje e vështirë në moment të vështirë por ne jemi gati. Nuk duhet të ulim kokën duke pritur që dikush të na ndihmojë. Jemi vetëm ne që duhet të ngremë kokën e të ecim përpara. A është e denuar Tirana te fitojë? Ne duhet të punojmë për të fituar, pastaj varet nga ndeshja...