Familja Mbretërore e Abu Dhabit bëhet aksionere e TikTok US, Trump firmos urdhrin ekzekutiv që vendos kontroll amerikan mbi rrjetin social

Familja Mbretërore e Abu Dhabit bëhet aksionere e TikTok US, Trump firmos urdhrin ekzekutiv që vendos kontroll amerikan mbi rrjetin social

Familja mbretërore e Abu Dhabit do të bëhet një nga aksionerët kryesorë të TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara, pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti Donald Trump, përmes një urdhri ekzekutiv që parashikon transformimin e pronësisë së kompanisë në favor të entiteteve amerikane dhe aleateve të saj. Sipas marrëveshjes, fondi MGX i kryesuar nga Sheiku Tahnoon bin Zayed Al Nahyan do të marrë 15% të aksioneve në TikTok US dhe do të ketë një vend në bordin drejtues të kompanisë, pas ndarjes së saj nga kompania mëmë kineze, ByteDance. Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv të enjten në mbrëmje, duke hapur rrugën për finalizimin e marrëveshjes brenda një periudhe 120-ditore. Sipas planit, konsorciumi i përbërë nga Oracle (e Larry Ellison), grupi i kapitalit privat Silver Lake dhe...