Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksidentuan për vdekje punonjësin e pastrimit në aksin “Elbasan-Peqin”, arrestohen dy persona
Kronikë E Premte, 26 Shtator 2025 10:37 Dy persona janë vënë në pranga, pas vdekjes së punonjësit të pastrimit mbrëmjen e djeshme në aksin “Elbasan-Peqin”. Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 61 vjeç dhe P. B., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi B. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur automjetin që shtetasi P. B. e kishte pozicionuar gabim dhe më pas ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. D., 60 vjeç. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi posedonte një sasi...