Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Rifreskohet’ Bashkia e Durrësit/ Ikin administratorët që u ‘kritkuan’ nga Rama, emërohen kryetarët e rinj (EMRAT)
bashkia durres DURRËS- Pesë krerët e njësive administrative Sukthit, Manzës, Katundit të Ri, Ishmit dhe Rrashbullit, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako. Administratorët e patën dhënë dorëheqjen që në korrik pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, por Sako i pati lënë në dispozicion. Menjëherë pas pranimit të dorëheqjes së tyre, kanë nisur edhe emërimet me emrat të rinj. Kryetari i njësisë administrative Ishëm Kadri Gjyli, ka dhënë dorëheqjen nga posti, ndërsa në vend të tij është emëruar Emirian Bafti, gjithashtu pjesë e strukturave të Bashkisë së Durrësit. Rejdi Shehi është emëruar në krye të njësisë administrative Manëz, duke zëvendësuar kryetarin e mëparshëm Muharrem Sula. Në krye të njësisë administrative në Rrashbull është emëruar kryetari i ri, Fiqiri Dema. Ndërkohë, ende nuk është emëruar kryetari i...