(VIDEO) Operacioni antidrogë në Tiranë/ Si iu zbulua të rinjve valixhja plot me drogë…

(VIDEO) Operacioni antidrogë në Tiranë/ Si iu zbulua të rinjve valixhja plot me drogë…

Këto janë pamjet e aksionit të policisë në kryeqytet, e cila njoftoi sot se ka zbuluar një magazinë që përdorej nga 5 të rinj në veprimtarinë ndarjes dhe shitjes së drogës.  Në pranga nga ky aksion ranë Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe e reja A. Koçi.  Policia sekuestroi 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.  “Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen...